Man City ka gjetur zëvendësuesin e De Bruyne – avancojnë negociatat me yllin anglez

by Nexhat

Manchester City raportohet se ka përshpejtuar bisedimet me Nottingham Forest përnjë marrëveshje të mundshme në verë për Morgan Gibbs-White.

Gibbs-White thuhet se është një objektiv kryesor për Manchester Cityn dhe klubi po planifikon të avancojë në bisedime për mesfushorin anglez gjatë javëve në vazhdim, sipas Fabrizio Romanos.

banner

City nuk pritet që të ketë ndonjë problem sa i përket gjetjes së një marrëveshje me Gibbs-White për kushtet personale, por do të kenë punë për ta bindur Forest që ta lirojë 25-vjeçarin.

Manchester City po kërkon një zëvendësues për Kevin De Bruyne i cili ka njoftuar se do të largohet nga klubi këtë verë.

🚨🔵 Manchester City plan to advance on Morgan Gibbs-White deal in the next weeks as he remains one of the priority targets

No issues are expected on personal terms but work to do with Nottingham Forest as they still hope to keep MGW. pic.twitter.com/k67RBKu8an

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 4, 2025

Gjetja e një pasuesi për reprezentuesin belg do të jetë një detyrë e vështirë dhe Guardiola e ka pranuar se do të jetë ‘pothuajse e pamundur’ që ta zëvendësojë De Bruynen. 

Megjithatë, Gibbs-White ka shkëlqyer me Nottingham Forest këtë sezon, duke shënuar pesë gola dhe duke dhuruar shtatë asistime për ekipin e Nuno Espirito Santos. 

De Bruyne në anën tjetër ende nuk ka vendosur se ku do të luajë sezonin e ardhshëm. 

Ekipi amerikan Chicago Fire thuhet se është i etur, me mesfushorin që nuk e ka përjashtuar opsionin e qëndrimit në Angli.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy