Mediumi francez L’Equipe: Saliba do të largohej nga Arsenali vetëm për Real Madridin

by Nexhat

Real Madridi ka mundur të marrë një shtysë të madhe në përpjekjet e tyre për të transferuar yllin e Arsenalit, William Saliba. 

Presidenti i klubit Florentino Perez po përgatitet për shpenzime të mëdha në verë, me synimin që të sjellë në kryeqytetin spanjoll disa prej lojtarëve më të dalluar në botë. 

banner

Mbrojtës të ri pritet të transferohen teksa Dani Carvajal dhe Eder Militao që të dy do të rikthehen nga lëndimet e tyre afatgjata të ACL. 

‘Los Blancos’ ende nuk kanë arritur një marrëveshje përfundimtare me Liverpoolin për transferimin e Alexander-Arnold, por kjo gjë pritet të ndodh së shpejti

Saliba ka qenë në radarin e Real Madridit gjatë muajve të fundit, pavarësisht se ‘Topçinjtë’ po punojnë për një rinovim të kontratës, e cila i skadon në vitin 2027. 

Mikel Arteta e ka shprehur haptas besimin e tij që ta mbajë në ekip Saliban, me trajnerin bask që ka konfirmuar se 23-vjeçari i ka thënë që është i lumtur të qëndrojë

Kërkesa e Arsenalit për të paktën 80 milionë euro duket se i kanë dhënë fund interesimit të menjëhershëm të Real Madridit pasi ata po presin të sigurojnë shërbimet e tij falas në të ardhmen. 

Sidoqoftë, sipas një raportimi ekskluziv nga mediumi francez L’Equipe, përfaqësuesit e Salibas kanë bërë tashmë kontakte me Real Madridin. 

Raporti shton se Real Madridi dëshiron që Saliba ta udhëheq mbrojtjen e tyre në të ardhmen dhe ylli francez besohet se do ta konsideronte largimin nga Arsenali vetëm për Real Madridin

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy