Muslija drejt largimit nga Freiburgu

by Nexhat

Florent Muslija sipas të gjitha gjasave është duke i kaluar muajt e fundit në fanellën e Freiburgut.

Mediumi gjerman “Sky Sport Germany” siguron se ylli kosovar mund të largohet nga klubi gjerman gjatë verës që po vjen, .

banner

Kontributi i përfaqësuesit kosovar nuk ka qenë i mjaftueshëm për t’i bindur drejtuesit e klubit që ta mbajnë atë.

Futbollisti ofanziv i ishte bashkuar Freiburgut në janarin e vitit 2024 nga Paderborni, ku e kishte një përvojë të jashtëzakonshme në Bundesliga 2.

Mirëpo, punët për të u vështirësuan në Bundesligë, ku e kishte vështirë të kishte vazhdimësi të formës dhe rrjedhimisht edhe të minutave në këmbët e tij.

26-vjeçari i ka zhvilluar vetëm nëntë ndeshje në elitën e futbollit gjerman duke u inkuadruar në lojë kryesisht si zëvendësues, ndërsa nuk ka dhënë kontribute me gola apo asistime.

Për herë të fundit ai ka luajtur më 3 dhjetor në Kupën e Gjermanisë.

Ndonëse ka kontratë me Freiburgun deri në qershor të vitit 2028, futbollisti kosovar pritet të largohet në verë dhe qysh tash ai duhet ta kërkojë ekipin e ri, qoftë në Gjermani apo edhe në ndonjë kampionat tjetër në Evropë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy