Murati: Zhvillimet në veri janë pjesë e një loje politike Kurti-Vuçiq

by informim

Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim ka thënë se të gjitha zhvillimet në veri të vendit janë pjesë e një loje politike në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai ka shtuar se kjo po bëhet për ta dështuar marrëveshjen e 27 marsit në Bruksel dhe atë të 18 shkurtit në Ohër.

banner

“Ju e patë që Gabriel Escobar dje tha në mënyrë shumë alarmante se kjo situatë e rrezikon sigurinë rajonale – ishte një deklaratë e fortë që në esencë tregon edhe pse ndërhyri KFOR-i në ditën kritike”, ka thënë Murati.

“Në thelb, krejt kjo që po ndodh përfshirë edhe kidnapimin e policëve tanë dhe të gjitha zhvillimet në veri në të vërtetë janë pjesë e një loje politike mes Kosovës dhe Serbisë apo mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq – në një mënyrë ose tjetër për ta dështuar marrëveshjen”, ka shtuar ai.

Sipas tij, të dyja palët janë të pakënaqura me planin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ne e kemi pasur një konstatim që shpesh e kemi thënë publikisht se kjo marrëveshje që pastaj u kurorëzua me pluset dhe minuset e veta në marrëveshjen e Brukselit dhe në planin e implementimit të Ohrit, në të vërtetë të dyja palët i lë të pakënaqura”, vlerëson Murati.

“Palën serbe e lë të pakënaqur sepse me gjithë ato të meta që mund t’i ketë ujdia, Kosovës i jep një fuqizim në planin ndërkombëtar dhe në planin e sovranitetit të jashtëm, e afron në disa prej organizatave serioze ndërkombëtare, por edhe krijon një far kushti që Serbia në një mënyrë ose tjetër e njeh ‘de facto’ Kosovën”, shton ai.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy