A merr pjesë LDK-ja në një takim të thirrur nga Presidentja, Bajrami: Varet për çfarë ftohet

by Nexhat

Deputetja Hykmete Bajrami tha se LDK është e hapur për një takim me të gjitha partitë parlamentare.

E pyetur nëse LDK do të marrë pjesë nëse presidentja Vjosa Osmani do ta thërriste një të tillë – siç kërkoi dje PDK-ja – Bajrami tha se s’mund ta japë përgjigjen e saktë pa e ditur qëllimin se për çfarë ftohet ky takim,

banner

“Jemi të hapur që të jemi prezentë në takime të tilla për të nxjerrë vendin nga ngërçi institucional. Varet se për çfarë ftohet dhe çfarë qëllimi do të ketë. Nuk mund të jap përgjigje në pyetje hipotetike. Ka qenë propozim i yni që të gjitha partitë parlamentare të mblidhen diku për t’i dhënë zgjidhje ngërçit politik”.

Bajrami tha se një propozim për takim të të gjitha partive parlamentare e ka dhënë LDK me synimin që ai të shërbejë për të nxjerrë vendin nga ngërçi institucional.

“S’e kemi bërë për protagonizëm sepse t’u them të drejtën nuk na ka takuar edhe si partia e tretë, e kemi bërë thjesht për shkak të përgjegjësisë që marrim, për shkak të votuesve tonë, por edhe të gjithë qyt e Kosovës që të japim një opsion për të nxjerrë vendin nga ngërçi institucional.”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy