AAK dorëzon nesër kërkesë në Kushtetuese për vendimin e Kuvendit lidhur me votimin e fshehtë

by Nexhat

Nesër, më 12 maj 2025, në ora 11:00, deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të dorëzojnë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësim të kushtetutshmërisë së vendimit të Kuvendit të Kosovës, me të cilin ishte refuzuar formimi i Komisionit për votim të fshehtë.

Në kërkesë përfshihen edhe të gjitha vendimet e tjera me përmbajtje dhe natyrë të njëjtë, të marra gjatë seancave paraprake dhe të mëvonshme të Kuvendit, për të njëjtën çështje. Ato janë të dokumentuara në “Transkriptin e Mbledhjes Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, e cila është mbajtur gjatë datave 15, 17, 19, 21, 23, 25, 27, 29 prill, si dhe më 1, 3 dhe 5 maj 2025.

banner

AAK konsideron se mohimi i formimit të Komisionit për votim të fshehtë bie ndesh me të drejtat parlamentare dhe rregulloren e Kuvendit, duke cënuar kështu parimet kushtetuese

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy