Osmani në kampin Mauthausen të Austrisë: T’i mbrojmë vlerat për të cilat ata u flijuan

by Nexhat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot mori pjesë sot në ceremoninë e 80 vjetorit të çlirimit ë Kampit të përqendrimit në Mauthausen.

Osmani, në një postim në Facebook, tha në 80-vjetorin e çlirimit nga forcat amerikane të këtij kampi përqendrimi, “të bëhemi zëri i atyre që nuk mund të flasin më dhe mburojë e vlerave për të cilat ata u flijuan”.

banner

“Në Mauthausen të Austrisë, aty ku njerëzimi njohu tmerrin, së bashku me udhëheqës të tjerë botëror, u mblodhëm për të kujtuar dhe për të premtuar sërish: Kurrë më! Në 80-vjetorin e çlirimit nga forcat amerikane të këtij kampi përqendrimi, ndjemë peshën e kujtesës dhe forcën e betimit që ta mbrojmë paqen, dinjitetin dhe lirinë, gjithmonë. Le të jemi zëri i atyre që nuk mund të flasin më dhe mburojë e vlerave për të cilat ata u flijuan”, ka shkruar Osmani në Facebook.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy