Costa, Vuçiqit: Përmirësoni raportet me Kosovën nëse doni BE

by Nexhat

Antonio Costa, Presidenti i Këshillit Evropian, ka thënë se Serbia duhet t’i përmirësojë raportet me Kosovën, për të qenë e aftë të bëhet pjesë e BE-së.

Këto komente, Costa i bëri pas një takimi që zhvilloi me presidentin e Serbisë, Alleksandar Vuçiq në Beograd.

banner

Ai tha se Serbia “duhet të çrrënjosë korrupsionin, të reformojë ligjet e saj gjyqësore, mediatike dhe zgjedhore, të përmirësojë marrëdhëniet me Kosovën dhe të përafrojë politikat e saj të jashtme me ato të bllokut, duke përfshirë vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës”.

“Një element kyç i politikës sonë të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë është dënimi i qartë i pushtimit brutal të Ukrainës nga Rusia dhe mbështetja për Ukrainën në arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”, tha Costa, raporton Reuters.

Vuçiqi udhëtoi për në Rusi më 8 dhe 9 maj për një paradë që shënonte 80-vjetorin e fitores në Luftën e Dytë Botërore. Ai u takua gjithashtu atje me udhëheqësin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe presidentin kinez Xi Jinping.

Pas takimit me Antonio Costan, Vuçiqi tha se Beogradi dëshiron të përshpejtojë integrimin e tij evropian dhe të hapë më shumë kapituj negociatash me bllokun.

“Atmosfera (në BE), … nuk është bash e shkëlqyer, jam i bindur për shkak të udhëtimit në Moskë, por … besoj se Evropa do të ketë mirëkuptim për progresin e bazuar në meritë”, tha ai.

Vizita e Presidentit serb Vuçiq në Moskë më 9 maj ishte “një homazh për të kaluarën”, por Serbia është “plotësisht e përkushtuar” në rrugën drejt Bashkimit Evropian, tha Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa gjatë vizitës së tij në Beograd, sipas BGNES,

Bashkimi Evropian e paralajmëroi vazhdimisht Vuçiqin të mos udhëtonte në Rusi, me të cilën Beogradi mban lidhje të ngushta, por ai megjithatë shkoi në Moskë për të marrë pjesë në paradën që përkujtonte fitoren ndaj Gjermanisë naziste në vitin 1945.

“Nuk mund të festosh çlirimin 80 vjet më parë pa dënuar pushtimin e një vendi sot”, shtoi Costa, duke bërë një referencë të qartë për pushtimin e Ukrainës nga Rusia, të cilin Beogradi e ka dënuar ndërsa refuzon të ndërpresë lidhjet me Rusinë. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy