Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim shefin e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, me të cilin kanë diskutuar për situatën aktuale politike në vend,
Në njoftim e bërë, theksohet se Osmani e ka informuar ambasadorin Orav, për takimet konsultative që do ta zhvillojë me liderët e partive politike, takime që pritet të mbahen nesër.
‘‘Presidentja Osmani priti në takim Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, z. Aivo Orav
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Aivo Orav, me të cilin diskutoi situatën aktuale politike në vend.
Presidentja Osmani e informoi ambasadorin Orav për mbajtjen e takimit konsultativ me liderët e partive politike, të planifikuar për nesër’’, thuhet në njoftim.
Tutje, aty shtohet edhe se gjatë takimit, të dy ata kanë diskutuar për vizitën e kryesuesit të Këshillit të BE-së, António Costa, vizitë që ky i fundit do të zhvillojë sot.
‘‘Gjatë takimit, u diskutua edhe për vizitat e rëndësishme të drejtuesve të lartë të Bashkimit Evropian në Kosovë, duke përfshirë vizitën e sotme të kryesuesit të Këshillit të BE-së, z. António Costa, si një sinjal i fuqishëm i mbështetjes së BE-së për integrimin evropian të Kosovës’’, thuhet në njoftim.