S’kam ndryshuar qëndrim partiak – Deputetja e LDK-së Kabashi-Muçaj: Nuk e votojë Albulena Haxhiun

by Nexhat

Deputetja e sapozgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Serbeze Kabashi-Muçaj, ka thënë se qëndrimi i saj mbetet në linjë me atë të partisë, pavarësisht një reagimi të saj që u interpretua si mbështetje për kandidaturën e Albulena Haxhiut nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit.

Përmes një mesazhi dërguar për Debat Plus, Kabashi-Muçaj ka theksuar se qëllimi i saj ka qenë të nxisë reflektim të përbashkët dhe jo të mbështesë ndonjë kandidat.

banner

“Më lejoni të sqaroj shkurt: qëllimi im nuk ka qenë të anoj për askënd, por të nxis reflektim të përbashkët – një mendim që e kam ndarë në mënyrë të vazhdueshme edhe në diskutimet e brendshme të grupit. Nëse reagimi im është keqkuptuar, më vjen keq – por bindja ime mbetet se vetëm përmes përgjegjësisë kolektive mund të dalim nga ky ngërç”, ka deklaruar ajo.

Kabashi-Muçaj ka shtuar se nuk ka ndryshuar qëndrim partiak, duke lënë të nënkuptohet se nuk do të votojë kandidatin e propozuar nga LVV-ja, në përputhje me vendimin e LDK-së që ka paralajmëruar se nuk do të përkrahë asnjë kandidat të propozuar nga partia fituese

Ajo gjithashtu ka deklaruar se nuk do ta voton propozimin e LVV-së për kryetar/e të kuvendit të Kosovës, që deri më tani është Albulena Haxhiu

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy