Kontrata e Pecit me Kompaninë me bazë në Beograd, sfidohet fort në debat; Ju e keni nënshkru, janë inicialet e tua

by Nexhat

Mediumi “Kallxo.com” ka publikuar para disa ditëve një artikull, në të cilën zbulohet prapavija e investitorëve që fituan kontratën e Ministrisë së Bujqësisë për fabrikën e mbetjeve të kafshëve.

Aty thuhet se njëra nga kompanitë që ka fituar kontratë figuron e regjistruar në Podgoricë të Malit të Zi. Megjithatë, medium raporton se kompania amë e saj është në Beograd dhe se pronar është një shtetas i Serbisë.

banner

Për këtë, gazetari Leonard Kërquki në emisionin Pressing, në T7. e sfidoi fort Pecin. Ai shfaqi në ekran kontratën e nënshkruar nga Peci, të cilin e pyeti se a i shikon paraprakisht dokumentet që i nënshkruan.

Pjesë nga debati Kërquki-Peci, transkriptuar nga Express:

Kërquki: A të flasim për këtë kontratë që është absolutisht prej skandaleve më të mëdha që është përfshi një ministër kosovar

Peci: Konstatimi yt për mua është skandal, qysh ti me lehtësi pe quan skandal

Kërquki: Tash publiku na vlerëson. Bëhet fjalë për një pronë publike që ju ka dhënë me qira një kompanie e cila pastaj del që pronarët diku i ka edhe serbë. E cila është shoqëru me plot shkelje….

Peci: Cili është serbi

Kërquki: E patën Kallxo.com, emrin

Peci: Ai nuk është serb

Kërquki: Selinë e ka në Beograd, për ju mundet me qenë i pranueshëm nëse ka naj religjion tjetër por ai selinë e ka ne Beograd

Peci: Nuk e kam trajtu në prizmin religjioz…

Kërquki: Ju ja keni dhanë tenderin një kompanie me pronar Naser Maloku, i cili i ka edhe disa aksionarë tjetër por që i del edhe një me seli në Beograd. Kontrata ka shkelje të shumta. Kompania që e ka fitu tenderin është themelu pesë ditë pasi është shpallë tenderi. Pesë ditë mbrapa është themelu kompania, ndërkohë në kritere thotë se duhet me pas 12-15 vjet përvojë në këtë lami. Shkelja e parë. Kompania është themelu pasi e keni shpall tenderin, kush ka vendos që me ja dhan dikujna tenderin kur kriteret kanë qenë të qarta, mi pas deri 12-15 përvojë në operim në këtë treg.

Peci: Qata që kanë vendos janë me emra e mbiemra, janë komisioni që e ka themelu Agjencia

Kërquki: Ju e keni nënshkru, janë inicialet tuaja

Peci: Nuk mundesh mi ikë përgjegjësisë institucionale…Nuk jam vlerësues i tenderit, vlerësues janë dikush tjetër.

Kërquki: A këqyrë ti para se me nënshkru diçka, unë jam drejtor në këtë TV ku jeni sonte, çdo gjë që nënshkruaj e shoh paraprakisht. Edhe pse përgjegjësia ime në dallim prej teje është si nata me ditë…

Çka thuhet në artikullin e Kallxo

Aty thuhet se biznesmeni me shtetësi serbe u tërhoq nga investimi, pak ditë pasi qeveria nënshkroi kontratë me konzorciumin që fitoi kontratën.

“Hulumtimi i #KallxoPërnime zbuloi se kompania pak ditë pasi fitoi kontratën për përpunimin e nënprodukteve shtazore vendosi t’i shes aksionet e veta me vetëm 3 mijë euro.

Dosja zbardhë se kompania me seli në Podgoricë dhe Beograd i shiti 20% të aksioneve tek kompania “Arches Bau”, që ka aksionarë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut dhe 10% të aksioneve tek Naser Maloku” – thuhet në artikull.

Në lidhje me këtë, ka folur edhe Faton Peci, ministri në detyrë, duke thën se “nuk e ka ditur një gjë të tillë”.

“Jo nuk e kam ditë, për herë të parë po dëgjoj nga ju. Nuk e njoh askënd nga pronarët, nuk më takon mua me i hi me shpalos dokumentacionin e konsorciumit” – ka deklaruar ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy