Takimi i liderëve pa rezultat, a është Gjykata Kushtetuese “çelësi” i ngërçit politik?

by Nexhat

Në kulmin e krizës politike me moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës, paralajmërimi i presidentes Vjosa Osmani për të kërkuar interpretim nga Gjykata Kushtetuese, po vlerësohet i duhur nga analistë. Mirëpo nuk përjashtohet mundësia që gjykata të mos e trajtojë fare kërkesën shkaku që procesi nuk ka prodhuar akoma asnjë vendim.

Takimi i liderëve partiakë me presidenten Vjosa Osmani nuk dha rezultat për daljen nga ngërçi politik, i cili po kulmon me mosarritjen e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

banner

Osmani pas takimit tha se, nëse ky proces zvarritet tej mase, ndoshta do të duhet që ajo ta çojë më pas çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

Por, në këtë organ të drejtësisë, vlerësimin e kushtetutshmërisë së propozimit për formimin e Komisionit për Votim të Fshehtë për Zgjedhjen e Kryeparlamentarit të Kosovës, e ka kërkuar tashmë AAK-ja.

Gjykata Kushtetuese, sipas Melos Kolshit nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, mund të mos merret fare me kërkesën që i është adresuar.

“Mundet të mos bëjë akt për arsyen që nuk është duke u prodhuar ndonjë pasojë juridike, dhe mbi të gjitha, nuk është nënshkruar nga kryesuesi, realisht kryetari i Kuvendit”, deklaroi Melos Kolshi nga IKD.

Kolshi shton se, nëse Kushtetuesja pranon dhe vendos të vlerësojë kushtetutshmërinë, atëherë mund të japë shpjegime për zgjidhjen e krizës.

“Mund të lëshohet edhe në shpjegimin e situatave dhe krizave që realisht i kemi tani, dhe të tregojë se nuk duhet të abuzohet me këtë të drejtë që i është dhënë Kushtetueses partisë më të madhe ose partive të tjera opozitare”, deklaroi Kolshi.

Ndërkaq, analisti politik Albinot Maloku thotë se, nëse Presidentja kërkon sqarime shtesë nga kjo Gjykatë, mund të ndikojë në kalimin e kësaj krize

 “Konsideroj që tentimi për t’i dhënë një hapësirë më të madhe një marrëveshjeje, përmes disa diskutimeve shtesë, siç e tha edhe presidentja, është më i drejtë sesa tentimi për të nxjerrë dokumente shtesë”, deklaroi Albinot Maloku, analist politik.

Deri më tani, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për të gjashtëmbëdhjetën herë me radhë që ta konstituojnë legjislaturën e nëntë, e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit./Dukagjini/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy