​Kuçi: Në veri po zhvillohet luftë hibride për të dobësuar institucionet e Kosovës

by Nexhat

Gurakuç Kuçi, nga Instituti Octopus, ka ngritur shqetësime rreth një lufte hibride që po zhvillohet në veri të Kosovës nga disa organizata joqeveritare serbe. Ai thotë se disa OJQ nga veriu i Kosovës, si “NGO Aktiv”, po përpiqen të krijojnë një narrativë të re dhe po bëjnë një luftë hibride.

Ai thotë se ky skenar është “pjesë e luftës hibride duke përdorur edhe çështjet emocionale”.

banner

“Ka pasur një deklaratë për media ku janë etiketuar edhe organizata ndërkombëtare si EULEX-i dhe KFOR-i, dhe nga NGO Aktiv me tri apo katër organizata të cilat janë nga veriu i Kosovës, NGO Aktiv që mundohet ta paraqesë veten si një organizatë e cila është multietnike, e cila realisht nuk ka asnjë nga komunitetet tjera dhe 95% apo 90%, janë vetëm të komunitetit serb, më duket vetëm një është nga komunitet tjera. Dhe në këtë formë po mundohen që të nxisin një narrativë të re, kjo është në kuadër të luftës hibride”, ka deklaruar Kuçi.

Kuçi ka shtuar se pasi kanë dështuar me sulme terroriste në Banjskë dhe Zveçan për të aneksuar veriun e Kosovës, tani po përdorin mjete të “fuqisë së butë”.

“Përderisa me mjete të forta, me mjete terroriste siç ishte sulmi në Banjskë, sulmi në Zveçan, dështuan të aneksojnë veriun e Kosovës dhe ta krijojnë një gjendje kaotike në atë zonë, atëherë tani po mundohen duke përdorur mjete soft power – fuqia e butë, duke prekur aty ku është pika më e dobët e karakterit të shqiptarëve dhe karakterit të ballkanasve, pjesën më të madhe, pra që është femra – gratë dhe vajzat, dhe në këtë mënyrë duke i paraqitur Policinë e Kosovës se janë duke i ngacmuar vajzat dhe gratë në veri”, tha ai.

Kuçi thotë se akuzat ndaj Policisë së Kosovës për ngacmime ndaj grave dhe vajzave në veri, duke përdorur një çështje që është shumë emocionale për popujt e Ballkanit, bëhen me qëllim që të delegjitimohet Policia dhe të nxitet ndërhyrja e KFOR-it dhe EULEX-it, në atë zonë.

“Në këtë mënyrë, duke i paraqitur në këtë formë shqiptarët dhe Policinë e Kosovës, atëherë e delegjitimojnë si strukturë dhe e shtyjnë përpara reagimin e KFOR-it dhe EULEX-it që të marrin më shumë kontroll në veri të Kosovës. Pra, është pjesë e luftës hibride duke përdorur edhe çështjet emocionale”, potencoi Kuçi.

Sipas tij, kjo bëhet për t’i hapur rrugë rikthimit të strukturave paralele dhe terroriste të Radoiçiqit.

Ai thekson se këto struktura preferojnë praninë e KFOR-it dhe EULEX-it, sepse ata nuk i njohin aq mirë taktikat e tyre sa Policia e Kosovës

“Në këtë formë, ata dëshirojnë që ta rikrijojnë një gjendje të re ku ka më pak pushtet për shqiptarët, për institucionet e Republikës së Kosovës si tërësi dhe për Policinë e Kosovës, e cila përfshin edhe nga komunitetet tjera – edhe serbët po ashtu janë pjesëtarët e vet. Dhe në këtë formë të marrin prapë strukturat paralele dhe strukturat terroriste të Radojçiçit, të mund të kthehen në veri të Kosovës. Për shkak se ata e dinë që me kontrollin e KFOR-it dhe EULEX-it mund të ketë një vëmendje jo shumë të shtuar sikur nga Policia e Kosovës, për shkak se Policia e Kosovës i njeh mirë taktikat dhe veprimet që i bëjnë strukturat terroriste të Radojçiçit.”, tha ai. /KP/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy