Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku përmes një shkrimi të gjatë në rrjetin social, ka komentuar situatën e vështirë në Prishtinë sa i përket mbeturinave, duke e quajtur si sabotazhë në njërën anë e me mendimtarë parapolitik gishtvënës në anën tjetër – krejt në sinkron kundër pushtetit që drejtohet nga LDK-ja në Prishtinë
“Një përpjekje e thatë, e ulët, që ngjall vetëm keqardhje. Keqardhje se sa larg shkon një betejë politike. Në vend të ideve konkrete, paskan zgjedhur sabotimin e shkaktimin e problemeve”
z.Abdixhiku ka shtuar se që nga sot, LDK- së po i bëjnë politikë mbeturinash
” Ka kohë që kanë marrë në kontrollë të plotë ndërmarrjen për pastrimin e tyre. Po, qytetarë, janë bërë bashkë dhe e mbajnë Ndërmarrjen Pastrimi jashta menaxhimit Komunal. Si të tillë e vendosin edhe në bojkot; bërllog plot, por ndërmarrja refuzon të punojë. E sa për të mos mjaftuar e gjithë kjo, mblidhen sërish në asamble, sërish bllok, për të ndaluar – besoni ose jo – angazhimin e dikujt tjetër për pastrim. Skenari gati. Telefonat gati. Fotografitë po. Qyteti me mbeturina plot, fushata vazhdon: Komuna s’po punon!”
Nuk e ndaloni LDK-në e Përparimin kështu,ka deklaruar kryetari i LDK-së, z. Abdixhiku
Kjo është Prishtinë,ka thënë ai
“Mund të provoni sabotazhin, por ju zgjatë veç pak ditë. Ne nuk ankohemi, ne gjejmë zgjidhje. Zgjidhja u bë. U bë menjëherë. Ka shumë mbështetës ky qytet, ka megjithatë punëtorë ky vend. Prishtina ecë. Kompani të tjera u angazhuan menjëherë; do të angazhohen dhe në vijim. Për një javë Prishtina do të pastrohet. Me të dhe logjika e sabotimit”
Dhe Prishtina sheh, ka porositur z. Abdixhiku
“Ajo i njeh mirë këto praktika primitive të politikës së vjetër. Ato nuk shkojnë në Kryeqytet! Nuk shkojnë në Prishtinë. Këtu sabotazhi kriminal moti ka vdekë”, ka shtuar ai./Informim.net

