25
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj është shprehur i pikëlluar me lajmin se ish-presidenti amerikan, Joe Biden është diagnostikua me kancer të prostatës.
Përmes një fotografie ku shihet krah Joe Biden dhe ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ai i uroi shërim të shpejtë.
“Me shumë pikëllim mora lajmin për diagnozën e Presidentit Joe Biden. Në këto momente sfiduese, i dërgoj gjithë mbështetjen dhe urimet e mia më të sinqerta për forcë e shërim të shpejtë. Mendimet dhe lutjet e mia janë me të dhe familjen e tij”, ka shkruar Hoxhaj,