Enver Hoxhaj takon në Irak zv/kryeministrin e Kurdistanit: Mora përkrahje se do ta shtyjë përpara njohjen e Kosovës

by Nexhat

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, deputet i Kuvendit, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me Zëvendëskryeministrin e Kurdistanit në Irak, Qubad Talabani, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Forumin Ekonomik të Delphi.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar për luftën e gjatë të popujve të Kosovës dhe Kurdistanit për liri, për përballjen me gjenocidin dhe për nevojën e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

banner

“Diskutuam për luftën e gjatë të popujve tanë për liri, për ballafaqimin tonë me gjenocidin, si dhe për nevojën e një bashkëpunimi më të ngushtë politik, ekonomik dhe kulturor ndërmjet vendeve tona,” ka shkruar Hoxhaj.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se nga Talabani ka marrë përkrahje për të shtyrë përpara procesin e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga autoritetet e Kurdistanit.

“Qubad Talabani më premtoi gjithashtu se do ta vizitojë Kosovën në një të ardhme shumë të afërt,” ka njoftuar Hoxhaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy