Abdixhiku e pret ambasadorin e ri italian, diskutojnë edhe për bllokadën:Krizë e paprecedentë politike

by Nexhat

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se sot e ka pritur në selinë qendrore të partisë ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.

Abdixhiku ka thënë se e ka uruar ambasadorin për fillimin e mandatit.

banner

Ai ka shtuar se Italia ka qenë gjithmonë një mbështetëse e fuqishme e pavarësisë dhe shtetndërtimit të Kosovës dhe një mike e çmuar në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.

“Sot, prita në Selinë Qendrore të LDK-së, Ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini. E urova për fillimin e mandatit të tij në Kosovë dhe i urova sukses në detyrën e re. Italia ka qenë gjithmonë një mbështetëse e fuqishme e pavarësisë dhe shtetndërtimit të Kosovës – dhe një mike e çmuar në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian.”

Po ashtu, Abdixhiku ka thënë se me Antoninin kanë biseduar për zhvillimet politike në vend, sfidat aktuale dhe perspektivën euroatlantike.

Abdixhiku ka thënë se e ka njoftuar ambasadorin për qëndrimet e LDK’së mbi “krizën e paprecedentë politike në vend”.

“Me ambasadorin Antonini biseduam për zhvillimet politike në vend, sfidat aktuale dhe perspektivën tonë euroatlantike. E njoftova mbi qëndrimet e fundit të LDK-së mbi krizën e paprecedentë politike në vend. Shpreha gatishmërinë tonë për bashkëpunim të ngushtë institucional me ambasadën italiane dhe përfaqësuesit e saj diplomatikë në Prishtinë. E falënderova për vizitën, i shpjegova dhe gjithë historinë e madhe të LDK-së dhe i urova një mandat të suksesshëm në Kosovë!”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy