Hargreaves: Veprimet e fundit në veri minojnë pretendimet e Kosovës se të gjithë qytetarët e saj janë të mirëpritur

by Nexhat

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka thënë se veprimet e fundit të autoriteteve kosovare në veri të vendit e minojnë pretendimin e Kosovës se të gjithë qytetarët e saj janë të mirëpritur e të mbrojtur.

Hargreaves tha se veprimet e javëve të fundit në veri të Kosovës u kanë mohuar fëmijëve dhe qytetarëve të zakonshëm nga komuniteti serb në Kosovë qasjen paqësore në shërbime të përditshme, si klubet sportive.

banner

“Këto veprime minojnë pretendimin e Kosovës se të gjithë qytetarët e saj – pa dallim etnie, gjinie apo përkatësie – janë të mirëpritur dhe të lirë të përfaqësohen, të mbrohen dhe të fuqizohen në Republikën e Kosovës”, ka thënë ai në një OP-ED për Gazetën Express.

Në veri të vendit janë mbyllur disa institucione të strukturave paralele me ndihmën e Policisë së Kosovës.

Për këto ka pasë reagime nga Lista Sprska, partia kryesore e serbëve në Kosovë që mbështetet nga Beogradi, por edhe nga shteti serb.

Për këto veprime ka folur edhe presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i cili para pak ditësh qëndroi në Prishtinë.

Duke folur për masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat BE i kishte vendosur për shkak të tensioneve në veri të vendit, ai përmendi ngjarjet e fundit duke thënë se shpreson të mos jenë “prirje e re, por një përjashtim”.

“Këto masa janë të lidhura me nevojën për të de-përshkallëzuar tensionet në rajon dhe në veri të vendit. Dhe ajo që dëshiroj është që sa më shpejt të kemi këtë de-përshkallëzim, e më pas të mund të ecim përpara dhe t’i heqim këto masa. Shpresoj që ngjarjet e fundit të mos përfaqësojnë një prirje të re, por të jenë përjashtim që konfirmon rregullin se ju jeni plotësisht të angazhuar në këtë rrugë evropiane për të de-përshkallëzuar për t’u angazhuar në këtë dialog mes Beogradit dhe Prishtinës”, kishte thënë ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy