Behrami: Kurti po udhëhiqet nga doktrina e viktimizimit, njësoj si Vuçiqi

by Nexhat

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për promovimin e një qasjeje politike që, sipas tij, bazohet në viktimizim dhe jo në vlerat e lidershipit fitues.

Në Debat Plus, Behrami ka deklaruar se Kurti është kryeministri i parë në historinë e Kosovës që udhëhiqet nga doktrina e viktimizimit.

banner

Teka ka shtuar se kjo doktrinë ka qenë tipike për politikën serbe, Behrami ka theksuar se presidenti serb Aleskandër Vuçiq është personifikimi i saj më i spikatur.

“E kemi një kryeministër për herë të parë në historinë e Kosovës që nuk udhëhiqet prej do vlerave të fituesit, por prej vlerave të viktimizimit. Edhe nëse e shohim rajonin, doktrinë e viktimizimit gjithmonë e ka përdoru dikush tjetër, jo shqiptarët. Edhe asnjëherë një herë një kryeministër shqiptar.

Doktrina e viktimizimit ka qenë doktrinë serbe. Dhe nëse ka një kryeministër që personifikon këtë doktrinë të viktimizimit është Aleksandër Vuçiq. Nëse e shikoni Vuçiqit ai viktimizohet për çdo gjë…”, ka thënë Behrami në Debat Plus

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy