Pse Koalicioni për Familjen nuk e kaloi pragun? Syla: U luftuam nga grupet ekstremiste dhe nga LVV 

by Nexhat

Ish-deputeti Donat Syla në “Rubikon me Adriatik Kelmendin” ka treguar se pse sipas tij Koalicioni për Familjen nuk e kaloi pragun.

Ai tha se nisma kishte periudhë të shkurtë për të operuar, dhe përmendi se në Prishtinë Koalicioni për Familjen ka dalë partia e katërt më e votuar.

banner

“Kishte mungesë të kohës për t’i homogjenizuar pikëpamjet  dhe për të dalur me një platformë konkrete që të shpërndahej para elektoratit”.

Ai theksoi se partia në pushtet, LVV i kishte luftuar.

“Partia në pushtet kishte frikë nga ky grupim dhe kishte sulme të vazhdueshme ndaj këtij organizimi politik por edhe krahu radikal ka pasur sulme të vazhdueshme sepse bindjet e mia janë liberale. Dhe ka pas përpjekje për portretizim se ky person dhe kjo frymë nuk është ajo çka përfaqësohet në Koalicionin për Familjen”, tha Syla, 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy