Haradinaj: Të jesh “argat i Serbisë” do të thotë të largosh Kosovën nga Perëndimi

by Nexhat

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka komentuar deklaratat e partisë së tij që e kanë cilësuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, si “argat i Serbisë”.

Sipas Haradinajt, ky epitet nuk ka të bëjë vetëm me ndarjen e informacioneve, por me veprime konkrete që, sipas tij, kanë dëmtuar orientimin perëndimor të Kosovës.

banner

“Të jesh argat i Serbisë, nuk do të thotë veç me dhënë informatë. Do të thotë me largu Kosovën prej perëndimin, me prish Kosovën me aleatët pas një kohe tepër të rëndë që e kemi pasur, mbi 120 vjet. Me largu Kosovën prej energjisë, e me u detyru me ble. Me largu prej gazit, prej programeve ushtarake. Me tu ndërpre Defender 2023, në momentet më të rëndësishme të Kosovës…”, ka thënë Haradinaj në Debat Plus

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy