Peci: Kallas kërkoi formimin e një qeverie sa më të gjerë në Kosovë

by Nexhat

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, në emisionin “Click” të RTV21 ka komentuar vizitën e kryediplomates së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas në Kosovë.

Sipas tij, ”Kallas erdhi me një energji të re për integrimin e rajonit në BE, por rajoni nuk mund të integrohet kështu siç është, duke përfshirë edhe Kosovën”.

banner

Peci tutje ka shtuar se qëndrimi i Kallas ishte që Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës duhet të formohen sa më shpejt, për të rritur stabilitetin e vendit.

”Mundësisht që të ketë një qeveri sa më të gjerë e cila do t’i merr obligimet do t’i përfundoj obligimet që pastaj të ecim përpara”, tha Peci, teksa shtoi se me një qeveri më të gjerë kuptohet, ‘një qeveri stabile që është në gjendje ta merr përgjegjësin e plotë për dialogun dhe ta përfundoj atë’./21Media

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy