Hasani për votimin e fshehtë: Nëse Gjykata s’merret me këtë, vendi shkon në kaos

by Nexhat

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka komentuar dërgimin në Kushtetuese të lëndës për ndryshimin e formës së votimit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, çështje kjo e dërguar nga AAK-ja.

Në një opinion të tij me titull “Sërish mbi “lojën e budallait”, ai ka treguar se në këtë rast Gjykata Kushtetuese ka dy mundësi: të mos merret me këtë kërkesë, ose të futet në meritat e saj.

banner

Nëse gjykata refuzon të merret me këtë kërkesë, sipas Hasanit, Kushtetuesja do të bënte një gabim të madh.

Ai ka bërë me dije se ky veprim i gjykatës do ta fuste vendin në një kaos të madh.

“Kohë më parë, disa deputetë shfrytëzuan të drejtën e tyre kushtetuese dhe ngritën një çështje kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese. Sipas asaj që raportohet në media, çështja ka të bëjë me ndryshimin e mënyrës së votimit dhe vendimin negativ ose refuzues të shumicës së deputetëve për të devijuar nga rendi i ditës së 8 prillit 2025, i caktuar nga ish-kryetari i Kuvendit dhe forcat politike parlamentare. Mund të ndodhë që Gjykata Kushtetuese të mos dëshirojë të merret me këtë kërkesë, ose që të futet në meritat e saj – kjo mbetet për t’u parë. Si në rastin e parë, ashtu edhe në të dytin, Gjykata duhet të japë një arsyetim të qartë. Nëse ndodh e para, vendi do të futet në një kaos edhe më të madh, sepse politika do ta përkthejë këtë si një fitore të interpretimit aktual morbid që i bëhet paragrafit 128 të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, në rastin VLAN II. Ky aktgjykim, i pastër dhe i qartë si qielli i Parajsës së Dantes, po interpretohet në mënyrë të tillë morbide, arbitrare, krejtësisht barbare dhe primitive, sa që ne që kemi qenë pjesëmarrës në hartimin e tij kemi vështirësi ta besojmë se dikur kemi mundur të imagjinojmë një interpretim të tillë, madje as në ëndrrën më të keqe”, ka shkruar.

Sipas tij, refuzimi i gjykatës që të merret me këtë çështje do të përbente një precedent të rrezikshme.

“Çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese që i mungon qartësia ose guximi për të shqyrtuar dhe vendosur mbi meritat e rastit krijon një precedent të ri dhe përbën ftesë për kaos institucional, sot dhe në të ardhmen. Kjo ndodh sepse çdo konstituim i Kuvendit të Kosovës pas zgjedhjeve nacionale do t’i lihet stihisë dhe raportit konjuktural të forcave politike, tekave personale të liderëve të rastit”, ka shkruar ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy