S’ka tym t’bardhë/ Për të 20-ën herë dështon konstituimi i Kuvendit

by Nexhat

Fillimisht, grupet parlamentare refuzuan të propozojnë emrat për formimin e një komisioni për votim të fshehtë.

Lëvizja Vetëvendosje, si partia fituese e zgjedhjeve, ka insistuar sërish që zgjedhja e kryeparlamentarit të bëhet përmes votimit të fshehtë. Megjithatë, kjo nismë nuk ka gjetur përkrahje nga partitë opozitare.

banner

PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe nuk kanë propozuar fare anëtarë për Komisionin që do të mundësonte votimin e fshehtë. Në momentin kur kjo çështje u hodh në votim, këto parti zgjodhën të mos marrin pjesë në procesin e votimit.

Të hedhur në votim, 53 deputetë votuan për, asnjë kundër dhe s’pati asnjë abstenim.

Seanca e radhës do të mbahet më 25 maj, në ora 11:00/ Informim.net

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy