18
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë Kuvendi po mbetet peng i kryeneçësisë së Albin Kurtit.
Çitaku para mediave tha se Kosova ka humbur 103 ditë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Sot kanë kaluar 103 ditë nga 9 shkurti, dhe janë 103 ditë të humbura për Kosovën. PDK vazhdon të mos jetë i konstituuar dhe jemi të gatshëm të hapim rrugë në çdo moment. Kosova po mbetet peng e kryeneçësisë së Albin Kurti”, tha Çitaku.
Ndryshe, sërish ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës, duke shënuar dështimin e 2o-të më radhë.