Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se takimet trilaterale për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi janë larg.
Pasi përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas, ka thënë se Kosova e Serbia duhet të rikthehen sa më shpejt në Bruksel për negociata, Gërvalla ka thënë se Kosova ka qenë gjithnjë në dialog e se nuk është larguar asnjëherë nga ai.
“Rikthimi në dialog nuk është i nevojshëm sepse dialogun ne nuk e kemi ndërpre asnjëherë. Sorenseni ka qenë në Kosovë e Serbi. Ka pasur takime të vazhdueshme me Bislimin. Nëse ajo thotë rikthimi në dialog ndoshta e ka fjalën për takime trilaterale, mirëpo jemi larg asaj. Serbia duhet të dëshmojë përkushtimin e saj në dialog, jo vetëm përmes zbatimit të marrëveshjes së shkurtit 2023, por edhe përmes ekstradimit të Radoiçiqit. Në vazhdimësi Vuçiq iu jep premtime se do të arrestojë Radoiçiqi, mirëpo shkuan muaj e muaj dhe vit dhe s’ka lëvizje. Nuk kam asnjë pikë mirëkuptim për të gjithë ata që kërkojnë që Kosova të bëjë lëvizje të mëtejme nëse s’janë të gatshëm të angazhohen që një kriminel si Radoiçiqi të shëtitet i lirë në Serbi dhe s’ka asnjë konsekuencë për Serbinë”, ka thënë Gërvalla të premten në konferencë pas dështimit për të 20-n herë të konstituimit të Kuvendit