Arifi për Vokrrin: E kemi ditur që janë amatorë dhe të padijshëm, por jo të çmendur

by Nexhat

Profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi, i ka komentuar deklaratat e zëvendësministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, që u lirua sot nga detyra, i cili i fajësoi ndërkombëtarët në Kosovë se kanë nxitur trazira në veri, specifikisht shefin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav.

Arifi tha se nuk është hera e parë që shkaktohen këso dëmtime të raporteve pasi tha se fjalët e një zëvendësministri kanë peshë të madhe diplomatike dhe politike.

banner

“Që janë shumë amatorë në punën që e bëjnë, e kemi ditur, që janë të padijshëm e dimë, por që janë edhe të çmendur, kjo është problematikë që duhet deshifruar sepse një njeri normal që ka një pozitë të tillë në një qeveri, zakonisht në diplomaci mësohet se edhe fjalët më të shëmtuara duhet t’i thuash në formën më të mirë të mundshme, por këta po e bëjnë të kundërtën”, tha Arifi në Edicionin Special në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se kjo situatë e krijuar me ish-zëvendësministrin Vokrri nuk është risi, pasi kujtoi se edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pasur shkarje ndaj diplomatëve amerikanë dhe evropianë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy