17
Ka dështuar përpjekja e 21-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.
As në këtë seancë Komisioni për Votim të fshehtë të Kryetarit të Kuvendit nuk i mori votat nga deputetët e betuar.
Për kryetare të Kuvendit të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje insiston me kandidaten, Albulena Haxhiu.
Seanca e sotme ishte e 21-ta me radhë që po mbahet çdo 48 orë që nga data 15 prill.