Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi i uroi suksese Albulena Haxhiut, deputetes së propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, pasi seanca konstituive u ndërpre sërish sot.
“Albulena suksese!”, i tha Gashi duke qeshur, ndërsa ajo po futej në veturë pas daljes nga Kuvendi.
“Faleminderit Arben, shihemi!”, ia ktheu Haxhiu.
Gashi më pas u pyet nëse LDK-ja do t’ia mundësojë Haxhiut të zgjidhet kryeparlamentare.
“I urova sukses. Suksesin ia mundëson partia e vet e cila po thotë që i ka numrat për qeveri, por s’i ka për Albulenën. Mendoj që është degraduese dhe e panevojshme si gjuhë”, tha ai.