Këshilli i Përgjithshëm i AAK-së del me deklaratë politike për situatën në Kosovë

by Nexhat

Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës shpreh kundërshtimin e thellë për degradimin e institucioneve të Kosovës nga ana Lëvizjes Vetëvendosje.

Në deklaratën politike të Këshillit të Përgjithshëm thuhet se Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës janë  praktikisht të bllokuara dhe janë shndërruar në instrumente propagandistike të një partie të vetme. Institucionet nuk janë pronë partiake ato janë të qytetarëve dhe duhet të janë në shërbim të qytetarëve dhe demokracisë.

banner

“Vetëvendosje me qëllim ka dështuar funksionimin e institucioneve demokratike dhe po e shndërron Kosovën në një shtet të kapur nga vullneti i një njeriu dhe i një partie. Kjo qeveri ka rrënuar parimet e dialogut dhe të konsensusit kombëtar, duke i zëvendësuar ato me arrogancën, inatin politik dhe bllokimin e çdo zëri opozitar dhe me kërcënim ndaj mediave dhe zërit të gazetarëve”, thotë AAK.

Tutje thuhet se “Qeveria aktuale në dorëheqje nuk e përfaqëson vullnetin e qytetarëve, dhe po e përdor pushtetin për interesa të ngushta partiake duke keqpërdorur edhe buxhetin e shtetit. Kuvendi, si institucioni më i lartë përfaqësues i popullit, është lënë në mëshirën e kalkulimeve politike të Vetëvendosjes, ndërsa nuk Ka llogaridhënie dhe përgjegjshmëri institucionale”.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka qendrim se ky mosfunksionim i institucioneve është kërcënim serioz për demokracinë dhe për të ardhmen e vendit. Ne do të vazhdojmë të jemi zëri i qytetarëve dhe do të luftojmë pa kompromis për të rikthyer integritetin  institucional dhe funksionalitetin e institucioneve tona bazuar në ligj dhe kushtetutën e vendit”.

AAK thotë se “Bllokimi i marrëdhënieve ndërkombëtare, i shkaktuar nga qasja konfrontuese dhe izoluese e Qeverisë aktuale, po dëmton rëndë pozitën e Kosovës në skenën ndërkombëtare dhe mundësitë për avancim në proceset e integrimit euroatlantik”.

“Kërkesa e Vetëvendosjes për shkuarje në zgjedhje komunale dhe nacionale në të njëjtën kohë shfaq qartë qëllimin e tyre për të uzurpuar të gjithë pushtetin institucional në vend dhe për të shmangur llogaridhënien ndaj qytetarëve dhe për shembjen e vullnetit demokratik të votuesve”.

“U bëjmë thirrje të gjitha partive opozitare, shoqërisë civile dhe qytetarëve  që të bashkohemi për të ndalur këtë degradim dhe për të mbrojtur demokracinë tonë të brishtë. Është koha të flasim me zë të lartë dhe të vendosur, Kosova meriton institucione që punojnë për qytetarët, jo për një parti të vetme e cila për pesë vite ka sabotuar rendin kushtetues, ka deformuar praktikat demokratike dhe ka krijuar imazh të një partneri të paqëndrueshëm kundrejt shteteve partnere në BE dhe SHBA”, thuhet në deklaratën politike të Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy