Avokati Arianit Koci, i ka reaguar deputetit të VV-së, Ilir Kërceli, i cili ka ironizuar me protestën që avokati po e bën para Kuvendit të Kosovës.
Duke komentuar në statusin ironizues të deputetit të VV-së, avokati Koci ia ka kujtuar zyrtarit të partisë së Albin Kurtit se kuvendi është në bllokadë dhe ekonomia në gjendje të keqe.
“Nuk po te ka hije me ironizu. Bar ti që nuk të konsideroj primitiv, si do kolegë tu. Shteti është në bllokadë, e ekonomia katastrofë”, ka kometuar Koci.
Më pas, avokatit i ka reaguar edhe Kërçeli.
“Arianit Koci e vërtetë, Kuvendi është në bllokadë, por ne kemi dhënë propozimin edhe po votojm”, ka komentuar ai.
