29
Nikolla Vujoviq është arrestuar nga institucionet e Kosovës.
Siç njoftoi më parë Ministria e Brendshme, të njëjtit i është hequr shtetësia e Kosovës pasi është punësuar në Policinë e Serbisë.
Kjo, sipas MPB-së, bie ndesh me sigurinë kombëtare të vendit.
Ndërkaq, merret vesh se Vujoviq është dërguar në kampin e azilantëve në Prishtinë dhe është në pritje të ekstradimit.