Laura Fazliu nis me fitore në Kampionatin Botërorin në Budapest

by Nexhat

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka filluar me sukses paraqitjen e saj në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest.

Në xhiron e dytë të kategorisë deri në 63 kilogramë, Fazliu triumfoi ndaj xhudistes polake Natalia Kropska, duke fituar me Ippon pas një mbërthimi teknik që e detyroi kundërshtaren të dorëzohej.

banner

Përkundër faktit që është rikthyer pas një lëndimi, Laura tregoi karakter dhe qetësi në duel, duke rifituar gradualisht ritmin e saj gjatë luftës.

Fitorja ndaj Kropskës e konfirmon edhe një herë Laurën si një ndër pretendentet kryesore për medalje në këtë kategori.

 Laura e fitoi medaljen e bronztë olimpike në Parisi 2024.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy