Qeveria i çon në Pejë dy ministra pas vërshimeve, vizitojnë familjen që humbën dy anëtarë

by informim

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, së bashku me kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe me perfaqësues të AME-së, Policisë së Kosovës dhe FSK-së, kanë parë nga afër gjendjen pas vërshimeve të mbrëmshme në Pejë, ka njoftuar Qeveria e Kosovës, të dielën.

Siç tregohet në kumtesë, ata vizituan lagjet Asllan Qeshme, Xhemajl Kada dhe Fidanishte të cilat janë dëmtuar dhe prekur më shumë nga këto vërshime.

”Vizituan familjen Ademaj për t’i shprehur ngushëllime për dy më të dashurit e tyre që humbën jetën tragjikisht nga këto vërshime“.

Më tutje, thuhet se Qeveria ka vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet në lidhje me situatën

”Qeveria e Republikës së Kosovës ka vënë në dispozicion gjithë kapacitetet për të ndërhyrë aty ku ka nevojë. Njësitet e kërkim-shpëtimit që nga mbrëmë kanë qenë në terren për të ndihmuar në përballimin e situatës“, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Të shtunën, Peja është përballur me shirëra të rrëmbyeshëm që shkaktuan përmbytje duke lënë të vdekur dy persona.

Pos fatketqisë në njerëz, vërshtimet shkaktuan edhe dëme materiale.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy