Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar kryeministrin e vendit Albin Kurti.
Hoxhaj ka shkruar në rrjetin social Facebook, “se politika e gabuar e brendshme dhe politika e dëmshme e jashtme e qeverisë së Albin Kurtit përmbysi partneritetin strategjik me SHBA-në, BE-në, Gjermaninë, Francën dhe Britaninë, duke e zëvendësuar mbështetjen për Kosovën nga Shtëpia e Bardhë, me përkrahjen e Kryetarit të një komune evropiane!”.
Sipas tij, kjo është paradiplomaci, por jo politikë e jashtme e një shteti sovran dhe të pavarur.
“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka publikuar një letër që ka marrë nga Klaus Luger, kryetar i Linzit të Austrisë, një komune me 203 mijë banorë, për veprimet në veri”, ka shkruar Hoxhaj.