Tirana u shndërrua për tre netë me radhë në një arenë ndërkombëtare muzike dhe përvoje kulturore falë festivalit “Eagle Beat”, i cili zgjati nga data 13 deri më 15 qershor.
Më shumë se 15 artistë të njohur, nga superduot Dimitri Vegas & Like Mike, Hugel e Fred De Palma, te yjet shqiptarë si Elvana Gjata dhe Ledri Vula, ndezën atmosferën e kryeqytetit me një energji që nuk u ndal deri në orët e para të mëngjesit.
Por festivali nuk ishte vetëm një maratonë koncertesh. Skena “Curious X”, e organizuar nga platforma e eventeve të IQOS, ofroi një dimension krejt të ri për pjesëmarrësit.
Me kënde relaksi, lojërash, photo booth-e dhe një DJ booth për ndërveprim të drejtpërdrejtë me audiencën, kjo hapësirë u kthye në një pikë takimi modern për komunitetin.
Vizitorët patën edhe akses në një zonë VIP për një përvojë më intime dhe ekskluzive.
“Eagle Beat” konfirmoi se Tirana është e gatshme të përqafojë evente me standarde ndërkombëtare – me organizim të përsosur, përvojë multisensore dhe atmosferë që bashkon botën.
Ky ishte më shumë se një festival: ishte një dëshmi e transformimit të kryeqytetit në një epiqendër kulturore të rajonit.
