40
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas lirimit të tre policëve të Kosovës.
“Lirimi i tre policëve të Kosovës, edhe pse i vonuar, është një veprim pozitiv, që i dha fund një akti tepër të rëndë provokativ.
Rikthimi tek dialogu dhe finalizimi i marrëveshjeve të negociuara përmes BE dhe SHBA është rruga e vetme për normalizimin përfundimtar të situatës dhe të marrëdhënieve Kosovë- Serbi”, shkruan Meta.