“Besueshmëria në diplomë është më e madhe”, Hasnije Ilazi nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë tregon në çka nënkupton kthimi në EQAR

by Nexhat

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), u rikthye në EQAR, për këtë temë po diskutohet në “Pressing” të T7,  të martën.

Hasnije Ilazi nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka treguar për përfitimet që do të ketë Kosova.

banner

Ajo përmendi faktin se tash institucioni i akreditimit do të jetë i barabartë me institucionet e tjera në Evropë.

E përfitimi më i madh vjen për ata që kanë diploma, e cila ka më shumë peshë për shkak se programet janë akredituar nga një institucioni pjesë e EQAR.

“Është lajm i mrië kur Kosova përfshihet në rrjete ndërkombëtare veçanti në këto institucione evropiane”.

“Ky kthimi në EQAR nënkupton që Agjencioni është i barabartë me agjencione tjera që janë pjesë e regjistrimit. Ndërkohë kanë ndryshu edhe kriteret që i ka EQAR janë shtu disa kërkesa më të larta, tani na duhet të kemi më shumë energji dhe punë me i arrit këto standarde”.

“Në tri rrafshe përfiton Kosova, ajo që është më të rëndësisshme ka të bëjë me diploma, kjo nënkupton që ata që marrin diploma në universitete dhe kolegje, diploma ka një peshë sepse besueshmëria me këtë diplomë është më e madhe sepse institucioni që vlerëson programet është në përputhje me kriteret evropiane”, ka thënë ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy