Bernard Nikaj nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK),ka thënë se në rast se Kosova sanksionohet nga perëndimi dhe situata vazhdon të mbetet e njëjtë atëherë opozita nuk do të qëndrojë sikur gjendja të jetë normale.
Në Pressing të T7, Nikaj ka thënë se në një situatë jonormale nuk mund të shkojnë në Kuvend e të votojnë projektligje.
Për këtë ka paralajmëruar mospjesëmarrje të PDK-së në seanca, bllokada etj.
“Do të na bëjnë ne që mos të sillemi sikur të kemi një noramlitet politik. E pakta që ne do të bëjmë që most ë sillemi në normalitet politik, mos pjesëmarrjes, bllokimit që do të vijnë të përshkallëzohen me situatën”, ka thënë Nikaj.
Më tutje, Nikaj ka thënë se kjo është një situatë të cilën e ka krijuar Albin Kurti.
“Ky është lëmshi që e ka bërë ai, zgjidhjen po ia ofron bashkësia ndërkombëtare dhe ky nuk po i pranon”.