Natë zjarri në Ukrainë dhe Rusi: Viktima dhe shkatërrime nga sulmet masive

by informim peje

Ukraina dhe Rusia kanë përjetuar një natë zjarri dhe lufte të plotë.

Palët kanë shkëmbyer sulme masive me qindra dronë dhe raketa, ndërsa ka raportime dhe për viktima, të plagosur, si dhe dëme material.

banner

“Mbrëmë, ushtarët tanë nga disa njësi zmbrapsën një tjetër sulm rus. Më shumë se 300 dronë sulmues dhe mbi 30 raketa të llojeve të ndryshme u përdorën kundër qyteteve tona”, shkroi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Telegram, duke shtuar se 10 rajone u goditën nga sulmet.

Nga ana tjetër, Rusia pretendon se armët kundërajrore rrëzuan 71 dronë ukrainas që synonin nëntë rajone ruse.

Ministria e Mbrojtjes e njoftoi këtë në një deklaratë të botuar nga media Tass. 24 dronë u kapën në Rajonin e Rostovit, 16 në Rajonin e Moskës, 11 në Rajonin e Bryansk, 10 në Rajonin e Kalugës, tre në Kursk dhe nga dy në Oryol, Tula dhe Lipetsk. Një u kap në Rajonin e Krasnodarit. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy