Elbert Krasniqi tregon çka bisedoi me Lulzim Hetimin herën e fundit kur e takoi

by informim

Elbert Krasniqi, ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, ka treguar se çfarë ka biseduar me kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemin, herën e fundit kur ishte.

Krasniqi në DPT te Fidani të T7, tha se me Hetimin ka folur takimin që kishte të organizohej me nënkryetarën e tij dhe pesë drejtorët e emëruar.

banner

“Herën e  fundit kur isha në zyre me Lulzimin u përgaditëm për takimin që pritej me nënkryetaren e tij, pesë drejtorët e tij dhe gjithçka ishte për organizimin e atij takimi. Ky takim u pamundësua pre protestave jashtë”, ka thënë ministri Krasniqi.

Më tutje, Krasniqi tha se ai nuk e ka takuar çdo ditë Lulzim Hetimin siç ka pretenduar presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Ministri në Qeverinë Kurti tha se do ta takojë Lulzim Hetimin sa herë që e sheh të nevojshme.

Ai tha se po punon për funksionalizmin e plotë të komunave në Veri.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy