Magjia e muzikës klasike pushtoi zemrat e më të vegjëlve në Prishtinë

by Nexhat

Mes syve të qeshur të vocërrakëve, në kuadër të edicionit të pestë të Festivalit Ndërkombëtar të Operës Rame Lahaj, u mbajt një nga koncertet më të veçanta, ai i dedikuar fëmijëve.

Në këtë edicion të pestë që mban temën “Ëndrra pa kufi, Opera pa mure!”, në bashkëpunim me Korin e Fëmijëve dhe Orkestrën “Amadeus” nën udhëheqjen e dirigjentit Vehbi Shosholli, ky koncert solli emocione të veçanta, buzëqeshje pafund dhe një atmosferë thuajse magjike.

banner

Të vegjlit e Prishtinës, të rrethuar nga tingujt magjikë të muzikës klasike dhe operistike, në hapësirat e “HyperActive” u bënë dëshmitarë të një përvoje unike kulturore që synon t’i afrojë ata me botën e artit që nga fëmijëria e hershme. Përmes kësaj, RLIOF-i dëshmoi edhe një herë përkushtimin e tij për të investuar në aspektin edukativo-kulturor të brezit të ri e njëherësh për të qenë ura lidhëse, mes artit dhe fëmijërisë.

Ky koncert shënon vetëm fillimin e një platforme edukative në kuadër të misionit të Fondacionit Rame Lahaj, që do të vazhdojë të sjellë kryevepra të muzikës klasike për publikun më të ri, në një formë kreative, të afërt dhe gjithëpërfshirëse.

Pas këtij koncerti, Festivali Ndërkombëtar i Operës Rame Lahaj, pason me këto mbrëmje:

28 korrik | 20:30 Opera Night (Hapësira e jashtme e Bibliotekës Kombëtare, Prishtinë)

29 korrik | 19:30 New Generation (Universiteti i Arteve, Prishtinë)

30 korrik | 20:30 Ensemble Evening (Hapësira e jashtme e Bibliotekës Kombëtare, Prishtinë), për të përfunduar me mbrëmjen më kulmore të këtij festivali Gala Mbrëmjen “Rame Lahaj & Friends”, në sheshin Skënderbeu, me 2 gusht nga ora 20:30, ku do të ngjiten në skenë yje ndërkombëtarë të operës si sopranoja gjeorgjiane Nino Machaidze, bassi Italian Dario Russo dhe i yni, tenori Rame Lahaj, shoqëruar nga Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar, nën udhëheqjen e maestro Roberto Rizzi Brignoli.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy