Dua Lipa bën histori në Spotify: Dy albumet e saj kalojnë 14 miliardë dëgjime

by engel

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka shënuar një tjetër arritje historike në karrierën e saj, duke u bërë artistja e parë femër në historinë e platformës Spotify që ka dy albume me mbi 14 miliardë dëgjime në total.

Bëhet fjalë për albumin e saj debutues “Dua Lipa” dhe superalbumin “Future Nostalgia”, të cilët kanë kapërcyer këtë kufi të jashtëzakonshëm dëgjueshmërie, duke e vendosur artisten në një tjetër nivel global.

banner

Lajmin e ka ndarë edhe vetë Dua përmes rrjeteve sociale, ku ka postuar një fotografi ikonike të saj të shoqëruar me katër zemra të kuqe, si shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e vazhdueshme të fansave.

Ky sukses vetëm sa e forcon statusin e saj si një nga emrat më të mëdhenj dhe më me ndikim në skenën ndërkombëtare të muzikës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy