Anyma dhe Peggy Gou, ngjitën sonte në skenën e “Sunny Hill”, në natën e tretë dh të fundit të festivalit

by Nexhat

Festivali më i madh muzikor në Kosovë, “Sunny Hill”, po vazhdon të mbahet në Bërnicë të Prishtinës, ku çdo vit mbledh dhjetëra mijëra pjesëmarrës nga vendi dhe diaspora.

I themeluar nga Dua dhe Dukagjin Lipa, festivali edhe këtë vit solli emra të njohur të muzikës botërore dhe shqiptare, por edhe momente të veçanta që do të mbesin gjatë në kujtesën e publikut.

banner

Një nga ato momente ishte performanca emocionuese e Duas me babain e saj, Dukagjin Lipa, në natën e parë të festivalit, ku kënduan bashkë këngën “Era”, përmes një interpretimi që ngjalli shumë reagime pozitive nga publiku.

Kurse  mbrëmë, në natën e dytë, performuan artistë të njohur si PINT, Shaën Mendes, Ledri Vula, Era Istrefi, duke sjellë atmosferë të zjarrtë dhe energji të jashtëzakonshme në skenë.

Ndërsa sonte, në natën e tretë dhe të fundit të “Sunny Hill 2025”, skena do t’i takojë DJ-it amerikan Anyma dhe artistes koreane Peggy Gou, të cilët pritet të mbyllin festivalin me performanca elektrizuese

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy