Asamblistja e VV’së në Mitrovicën e Veriut: Votuam për t’i bashkuar AKK’së

by informim

Në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut është votuar pro bashkimit të kësaj komune në Asociacionin e Komunave të Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Për këtë ka njoftuar asamblistja e VV-së, Aida Doli.

Ajo tha se vendimi është marrë në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut.

“Sot, në Kuvendin Komunal, në Veriun e Mitrovicës, u votua pro bashkimit të Komunës Veriore të Mitrovicës në Asociacionin e Komunave të Kosovës. Kjo votë tregon përkushtimin dhe mbështetjen për bashkëpunimin e fortë dhe përforcimin e qeverisjes lokale. Bashkëpunimi dhe bashkërendimi i komunave janë thelbësore për të adresuar sfidat dhe për të ndërtuar një shoqëri më të bashkuar dhe më të qëndrueshme për të gjithë”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

Kujtojmë se kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, vjen nga Lëvizja Vetëvendosje.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy