Uran Ismaili vizita në disa lagje: Qytetarët po i bashkohen thirrjes tonë për Prishtinën funksionale!

by Nexhat

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka vazhduar takimet me vullnetarët e regjistruar në platformën www.kohaperprishtinen.com. Sonte ai është ndalur në Kodrën e Trimave, Kolovicë dhe te Nazim Gafurri, ku bashkëbisedoi me banorët për problemet e përditshme me të cilat po përballen këto zona.

Mungesa e autobusëve, trotuarëve dhe ndriçimit publik, kaosi i trafikut dhe numri i lartë i qenve endacakë u cilësuan nga qytetarët si disa prej dështimeve më të mëdha të qeverisjes aktuale, e cila sipas tyre ka lënë pas dore lagjet e kryeqytetit. Ismaili tha se këto nuk janë thjesht raste të izoluara, por dëshmi se Prishtina po përjeton një krizë funksionaliteti që nuk mund të vazhdojë më.

banner

Përveç ankesave, vullnetarët shprehën mbështetjen e tyre për të kontribuar në platformën e Ismailit. Ky i fundit theksoi angazhimin qytetar si mjetin kryesor për të rikthyer funksionalitetin dhe dinjitetin e lagjeve të Prishtinës, duke paralajmëruar se koha e kaosit në kryeqytet duhet të marrë fund.

“Sonte, i vazhduam takimet me vullnetarë në Kodrën e Trimave, Kolovicë dhe te Nazim Gafurri. Energjia dhe besimi i tyre janë forca jonë më e madhe. Do të vazhdojmë deri sa secila lagje e Prishtinës ta ketë dinjitetin që e meriton!
Mos rri anash, bashkohu! www.kohaperprishtinen.com💙 #KohaPerPrishtinen ➡️”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy