Imri Ahmeti viziton familjen e drejtoreshës së Kulturës: Shembull sesi përfaqësohen gratë në politikë

by Nexhat

Imri Ahmeti, kryetari i Lipjanit që garon edhe për një mandat tjetër në krye të kësaj komune, ka vazhduar aktivitetet e tij në Lipjan.

Ai ka vizituar familjen Llugiqi në Dobrajë të Madhe.

banner

Ahmeti ka shkruar për drejtoreshën e Kulturës për të cilën thotë se është shembull i përfaqësimit të denjë të grave në politikë.

“Takimet tona i vazhduam me shumë kënaqësi në mesin e familjes Llugiqi, në Dobrajë të Madhe. Anila, si Drejtoreshë e Kulturës dhe Kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së në Lipjan, njëherësh edhe kandidate për Asamblenë Komunale, është shembull i përfaqësimit të denjë të grave në politikë. Ajo ka dëshmuar me punë dhe angazhim se zëri i gruas është thelbësor në vendimmarrje dhe në zhvillimin e komunës sonë”.

“Si Drejtoreshë e Kulturës, Anila ka realizuar një sërë aktivitetesh dhe projektesh me ndikim të madh për qytetin. Mikpritja e ngrohtë e familjes së madhe Llugiqi në Dobrajë të Madhe dhe Reçica e bëri këtë takim edhe më domethënës, duke forcuar bindjen tonë se së bashku mund të vazhdojmë më tutje”, ka shkruar Ahmeti

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy