Tre nga Reali, dy nga Barcelona – këta janë futbollistët më të shtrenjtë në botë

by Nexhat

Lamine Yamal dhe Erling Haaland kryesojnë listën e futbollistëve me vlerën më të lartë në tregun botëror, me nga 220 milionë euro.

Në vendin e tretë renditet Kylian Mbappé me 200 milionë euro, ndërsa Michael Olise vlerësohet me 180 milionë euro, plus 10 milionë euro në raport me vlerësimin e mëparshëm.

banner

Jude Bellingham është në pozitën e pestë me 160 milionë euro, i ndjekur nga Pedri me 150 milionë euro.

Në top-10 janë edhe Joao Neves, Khvicha Kvaratskhelia dhe Vitinha, të gjithë me vlerë 140 milionë euro.

Listën e mbyll Vinicius Junior me 130 milionë euro, 10 milionë më pak se vlerësimi i tij i mëparshëm.

10 më të shtrenjtët në botë:

  1. Lamine Yamal – Barcelona: 220 milionë €
  2. Erling Haaland – Manchester City: 220 milionë €
  3. Kylian Mbappé – Real Madrid: 200 milionë €
  4. Michael Olise – Bayern Munich: 180 milionë € (+10 milionë)
  5. Jude Bellingham – Real Madrid: 160 milionë €
  6. Pedri – Barcelona: 150 milionë €
  7. João Neves – PSG: 140 milionë €
  8. Khvicha Kvaratskhelia – PSG: 140 milionë €
  9. Vitinha – PSG: 140 milionë €
  10. Vinicius Junior – Real Madrid: 130 milionë € (-10 milionë)

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy