Asnjë gjurmë për serbin që iku nga burgu në veri

by Nexhat

Kanë kaluar më shumë se tri javë nga arratisja e Gjorgj Radomiroviq, i dënuar me 14 vjet e 6 muaj burgim për vrasje, tentativë vrasjeje, posedim të armëve dhe narkotikëve, si edhe falsifikim dokumentesh, por ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij.

Radomiroviq u arratis më 7 gusht nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicën e Veriut, ndërsa ndodhej në hapësirat e punëtorisë së burgut, i kategorizuar si i avancuar dhe pjesë e listës për lirimin e mundshëm me kusht. Në kohën e arratisjes, nga dënimi i tij i plotë kishin mbetur vetëm 3 vjet e 7 muaj, shkruan IndeksOnline.

banner

Pas arratisjes, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka pezulluar nga detyra drejtorin e Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë, një mbikëqyrës të lartë dhe dy zyrtarë korrektues, ndërsa hetimet e brendshme janë ende në zhvillim.

Për kapjen e të arratisurit janë angazhuar njësitë e specializuara të policisë, përfshirë Njësinë me qen (K9). Deri tani, kërkimi nuk ka dhënë rezultate konkrete.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që nëse hasin në personin në fjalë, të njoftojnë menjëherë në numrin 192 ose në stacionin më të afërt policor

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy