Britney Spears u rikthye me një tjetër video provokuese, teksa kërcente në shtëpinë e saj të pushimeve në Meksikë.
Veshur me një kostum të zi transparent, këngëtarja 43-vjeçare u shfaq duke lëvizur me ritmin e hitit të Cardi B, “I Like It”.
Kjo vjen vetëm pak ditë pasi Spears u kërkoi falje fansave për disa foto nudo që kishte ndarë më parë, shkruan DailyMail.

“Dashuria për veten dhe vetëbesimi janë diçka që kërkoj. I kërkoj falje kujtdo që tregon të pasmet e mia”, tha ajo.
Ylli i popit do të festojë së shpejti ditëlindjet e djemve të saj, Jayden dhe Sean, ndërsa ish-bashkëshorti i saj Kevin Federline po përgatitet të publikojë kujtimet e tij.
Britney, ndërkohë, raportohet se është duke punuar për një film biografik të bazuar në librin e saj “The Woman In Me”, me regji nga Jon M. Chu.





